Sot kanë dalë rezultatet e testit të Matematikës. Lajmin e ka dhënë ministrja e Asimit Evis Kushi, e cila ka bërë të ditur se 1,820 nxënës në rang kombëtar kanë marrë notën 10-të.
“Të dashur maturantë,
Sipas angazhimit tonë, ne analizuam me shumë kujdes çdo shqetësim tuajin dhe të mësuesve mbi testin e matematikës në Maturën Shtetërore dhe pas vlerësimit të të gjitha testeve, duke marrë në konsideratë vështirësitë e këtij viti shkollor, me vendim unanim të Komitetit të Maturës Shtetërore, kemi vendosur uljen e kufirit minimal të kalueshmërisë dhe atë të pikëve për çdo notë.
Shumë suksese në sezonin e vjeshtës atyre që nuk ia dolën dot të jenë kalues dhe urimet më të përzemërta të gjithë të tjerëve, sidomos 1,820 nxënësve nga e gjithë Shqipëria që kanë marrë notën 10.
Rezultatet e këtij provimi i gjeni në linkun: http://qsha.gov.al/…/matura_2021/d2/rezultate_d2_2021.pdf” shkruan Kushi./albeu.com