Burrë e grua rrihen në Lezhë, përfundojnë të dy në spital

Një  tjetër rast dhune ka ndodhur në  Lezhë, në Tale, ku një  burrë  e një  grua kanë përfunduar në spital pasi janë rrahur me njëri tjetrin.

Mësohet se burri dhe gruaja, fqinj me njëri-tjetrin janë kapur me grushte, për arsye që mbeten të paqarta.

Të dy janë dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Identiteti i fqinjëve nuk dihet ende.

NJOFTIMI I POLICISE:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases B. P., 27 vjeçe, banuese në fshatin Sukth, Durrës, pasi në banesë ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, bashkëjetuesin e saj, shtetasin A. B., 24 vjeç, banues në Tale, Lezhë. /albeu.com/

 


Shtuar 6.07.2021 09:31