Bordi ndryshon mendje, dje rriti çmimin e naftës me 9 lekë/litër, sot e çoi ku ishte

Bordi i Transparencës është mbledhur sërish sot dhe ka vendosur çmimet e reja për karburatet. Ajo që bie në sy është se Bordi një ditë më parë rriti naftën me 9 lekë për litër, ndërsa sot e uli prapë. Nuk dihet ngase ka ardhur ky vendim. Kujtojmë se në një reagim, Shoqata e Hidrokarbureve është shprehur se nëse Bordi nuk do të kishte ndërhyrë në çmime, nafta sot do të shitej 12 lekë për litër, më lirë.

Njoftimi i Bordit:

Bordi i Transparencës në datë 6 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 231 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 229 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 217 ekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me pakicë 69 Lekë /litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 6 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë./albeu.com