Një 56 vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Mësohet se viktima është identifikuar si Karafil Pupe. Pupe me profesion elektricist ka rënë në kontakt në shtyllën e tensionit, në fshatin Nepravishtë të Libohovës.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e plota të aksidentit tragjik.