Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë akuza të rëndë ndaj kryetarit aktual të PD, Lulzim Basha, gjatë një interviste në Syri.Tv.
Berisha e ka quajtur vendimin e Bashës një “thikë pas shpine” dhe tradhti shumë e lartë duke shtuar se ky përjashtim është i paligjshëm.
“Vendimi i jetës së tij duhet të ishte largimi i Edi Ramës dhe jo thika pas shpine ndaj Sali Berishës…”- tha ndër të tjera Berisha.
FJALA E BERISHËS:
Anëtarësisë së partisë do ti kërkoj vlerësimin e vendimit. Nuk është qëllimi të rikthej kryetarin Berisha.
Kjo betejë në radhë të parë ka një qëllim, që kurrë më një kryetar të mos i thotë anëtarësisë së saj se unë e mora këtë vendim duke shkeluar ccdo rregull dhe duke e quajtur vendimin e jetës time.
Vendimi i jetës së tij duhet të ishte largimi i Edi Ramës dhe jo thika pas shpine ndaj Sali Berishës.
Jahtë statutit nuk është marrë një masë ndaj anëtarëve në periudhën që kam qenë unë. Lulzim Basha nuk më tha kurrë që të përjashtohem nga grupi parlamentar. Tre ditë para më tha kemi problem me atë ligjin. /albeu.com/