“Benzi” përplas dy këmbësorët në Lushnjë

Një Benz ka përplasur dy këmbësorë mbrëmjen e sotme në Lushnjë.

Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 20:00, në lagjen “Skënder Libohova”,  ku R. Ç., 26 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka përplasur dy këmbësorë, shtetasit T. A., 34 vjeç dhe D. S., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq, shoferi është shoqëruar në polici dhe po kryhen veprimet procedurale.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 20:00, në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, shtetasi R. Ç., 26 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka përplasur dy këmbësorë, shtetasit T. A., 34 vjeç dhe D. S., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

 


Shtuar 28.03.2021 21:29