EMRAT/ Babë e bir plagosen me thikë në Fier

Babë e bir janë plagosur me thikë në Fier nga 39-vjeçari Armando Boriçi, i cili u arrestua nga policia. Ndërkohë mësohet se të plagosurit Haxhi e Aleks Balla janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Plagosi me mjet prerës (thikë) dy shtetas, Policia kap dhe shoqëron autorin.

Pas marrjes së njoftimit se në Qënas, Fier, ka ndodhur një plagosje me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. B., 39 vjeç, banues në Qënas, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasit H. B., 77 vjeç dhe A. B., 53 vjeç (babë e bir).

Shtetasi A. B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme, ndërsa shtetasit H. B. dhe A. B. ndodhen në spitalin rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve./albeu.com


Shtuar 20.07.2022 13:40