E FUNDIT/ Aksion në Tiranë: 7 shtetas në pranga, shisnin e konsumonin drogë hapur fare në lokal

Tiranë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” operacioni policor “Klientët”.

Kishte përshtatur lokalin si ambient për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike, të cilin e mbante hapur dhe në kundërshtim me orën policore, shpallet në kërkim pronari.

Vihen në pranga 7 shtetas, procedohet 1 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër (ndërmjet tyre punonjës të lokalit dhe klient).

Sekustrohen doza me lëndë narkotike kokainë dhe pajisjet muzikore.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një lokal në rrugën “Gjin Bue Shpata”, qëndronte i hapur pas orës policore dhe ishte përshtatur si ambient për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacion policor të koduar “Klientët” në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

M. S, 39 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Prishja e qetësisë publike”(menaxheri i lokalit);

D. C, 24 vjeç, M. B, 25 vjeç, E. Xh, 23 vjeç, L. K, 20 vjeç, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” ( banakier të lokalit);

G. M, 28 vjeç, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” (klient i lokalit), pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi me lëndë narkotike kokainë;

B. H, 30 vjeç, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës”dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë së rendit publik” (klient i lokalit).

U procedua në gjendje të lirë një 32-vjeçar për veprën penale “Moskallzim i krimit” (staf i lokalit).

Si dhe u shpallën në kërkim dy shtetas.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se lokali në menaxhimin e shtetasit M. S, punonte 3 ditë të javës në kundërshtim të aktit normativ, pas orës së lejuar policore si dhe në bashkëpunim dhe me stafin e këtij lokali kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të përdorimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ambientit, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi dozash me lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.


Shtuar 24.10.2021 13:56