Pamje të rënda! Aksidentohen me motor dy efektivë të forcave “Shigjeta” (FOTO LAJM)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë. Burimet e para bëjnë me dije se dy policë të forcave “Shigjeta” janë aksidentuar teksa patrullonin me motor.

Ngjarja ka ndodhur në Kopshtin Botanik në Tiranë.

Të lidhura

None found

Ende nuk dihet gjendja e të aksidentuarëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:05, në rrugën “Shkëlqim Fusha”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues R. K., 40 vjeç me mjetin motorr të policisë me drejtues E. M dhe pasagjer J. D,(punonjës policie në shërbim).

Si pasojë janë dëmtuar të dy punonjësit e policisë, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/


Shtuar 7.09.2021 10:35