Parakalimi i gabuar i makinës “Opel Zafira” me drejtues 43 vjeçarin, Gerti Skënderaj është shkaku i aksidentit tragjik në Fier, që i mori jetën 3 personave, njofton policia.
Si rrjedhojë është arrestuar Gerti Skënderaj për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, i cili aktualisht ndodhet ne gjendje kritike për jetën në reanimacionin e spitalit të Fierit.
Të lënduar nga aksidenti kanë mbetur gjithashtu bashkëshortja dhe e bija e Gerti Skënderaj, të cilat ishin në makinë në momentin e aksidentit tragjik, kur dy makinat, njëra tip “Ford” dhe tjetra “Opel Zafira” u përplasën në fshatin Buzëmadh të Fierit, duke lënë të pajetë shoferin dhe pasagjerët e Fordit, Sokrat Lelaj, 54 vjeç, banues në Mbrostar, (drejtuesi i mjetit “Ford”), Bylyre Salaj, 78 vjeçe, vjehrra e shtetasit Sokrat Lelaj, dhe bashkëshortja e shtetasit Sokrat Lelaj.