Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan.
Burimet bëjnë me dije se aksidenti i cili ka ndodhur në Bradashesh në Elbasan, ka shkaktuar dy të plagosur.
Gjendja e të plagosurëve mësohet se është e rëndë ku njërit prej tyre i janë thyer gjymtyrët.
Dy mjetet me të cilat po udhëtonin dy personat që u plagosën janë përplasur kokë më kokë me njëri-tjetrit. Si pasojë e përplasjes, të dy janë plagosur, por njëri është në gjendje të rëndë.
Këtij të fundit i janë thyer edhe gjymtyrë, por ende nuk dihen detaje të tjera. Shkak për aksidentin mësohet se është bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonin mjetet. /albeu.com/