Aksident tragjik në Bulqizë: Makina bie në humnerë, vdes një 17-vjeçar

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulqizë. Një makinë me dy pasagjerë në moshë shumë të re, 17 dhe 20 vjeç ka përfunduar në humnerë në Trebisht, Bulqizë.

Burimet zyrtarë bëjnë me dije se nga ky aksident ka ndërruar jetën 17 vjeçari ndërkohë 20 vjeçari gjendet në spital por mësohet se është dëmtuar shumë rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Bulqizë/ Informacion paraprak

Rreth orës 17.00, në Trebisht, Bulqizë ka rënë disa metra poshtë rrugës një automjet dhe për pasojë dyshohet se ka humbur jetën shtetasi F. P., 17 vjeç, dhe është dëmtuar rëndë shtetasi E. T., 20 cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./albeu.com/

 

 


Shtuar 8.12.2021 18:42