EMRI/ Aksident në Dukagjin, fuoristrada bie në humnerë, në gjendje të rëndë shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në njësinë Pult të Dukagjinit, konkretisht në fshatin Plan.

Mësohet se një fuoristradë ka rënë në humnerë.

Shoferi Gjelosh Rushaj është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është dërguar me helikopter në spitalin e Shkodrës për ndihmë mjekësore.

Nuk dihen ende detaje të tjera nga aksidenti.

Rruga e Dukagjinit është ndër më problematiket në të gjithë veriun e vendit dhe mbi 50 persona kanë humbur jetën në 30 vitet e fundit.

Banorët e kësaj zone u ngritën në 2 protesta përpara bashkisë së Shkodrës por ende nuk ka asnjë reagim për nisjen e punimeve në këtë rrugë./Albeu.com/


Shtuar 6.07.2023 17:25