Aksident në aksin Lezhë-Milot, shoferi përplas 4 makina të parkuara

Një aksident i rëndë ka ndodhur para disa minutash në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Aty janë përfshirë 5 automjete, ku dyshohet të ketë të plagosur.

Burimet bëjnë me dije se drejtuesi i një ka humbur kontrollin dhe është përplasur me katër automjete të parkuara në afërsi të një lokali.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për shkaqet e këtij aksidenti. /albeu.com/


Shtuar 18.04.2021 20:58