Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të kopshtit zoologjik në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se një makinë është përmbysur në rrugë. Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën.

Siç shihet edhe në FOTO, në afërsi të ambulancës është një trup i mbuluar me çarçaf. Sipas dëshmive të para, thuhet se viktimë ka mbetur një i ri, ndërsa një tjetër person që ka qenë në makinë, ka përfunduar në anën tjetër të rrugës.

Pritet njoftimi i policisë për sqarimin e ngjarjes.


Shtuar 8.11.2023 15:17