Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Mirditë.
Një makinë policie është përfshirë në një aksident.
Burimet bëjnë me dije se dy makina janë përplasur ku janë plagosur 3 policë të qytetit të Kukësit.
Aksidenti ka ndodhur në aksin Milot -Morinë ndërkohë mësohet se policët janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Njoftimi i policisë:
Mjeti me drejtues shtetasin E.A., 35 vjeç, banues në Angli është përplasur me automjetin e policisë tip “Ford”, ku për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 3 punonjës Policie të DVP Kukës, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Mirditës. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/