Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Devoll.
Burimet e para bëjnë me dije se një i ri është ndaluar nga policia pasi akuzohet për abuzim seksual.
Mësohet se 20- vjeçari abuzoi seksualisht me 43-vjeçaren me aftësi mendore të kufizuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë ndalimin e shtetasit K. K., 20 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Miras, më Devoll.
Ngjarja ka ndodhur para disa muajsh, sipas denoncimit që kanë bërë familjarët e 43 vjeçares. Ata thanë në kallëzimin e tyre se 20 vjeçari ka arritur ta përdhunojë 43 vjeçaren duke përfituar nga gjendja e saj mendore e kufizuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur” /albeu.com/