50 vjeçarja hidhet nga pallati në Tiranë

Një grua 50 vjeçare është vetëhedhur nga pallati në Tiranë, në rrugën Xhon Belushi.

Mësohet se gruaja u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:00, në rrugën “Xhon Belushi” është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banon shtetasja H. F., rreth 50 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon  punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

 


Shtuar 2.05.2021 08:36