40-vjeçari përplas 5 vjeçarin me motocikletë

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë dy shtetas për veprat penale ‘ Dhunë në familje’ dhe plagosjen e një 5 vjeçari, me mjetin pa leje drejtimi.

Të arrestuarit janë Xh.M., 28 vjeç, banues në Sarandë dhe i arrestuar për veprën penale ‘Dhunë në familje’ dhe A.S., 40 vjeç i cili ka aksidentuar të miturin 5 vjeçar me motomjetin pa leje drejtimi, në rrugën “Demokracia” në Vlorë. I mituri paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Për veprime tëmëtejshm mterjalet i kaluan Prokurorisë së Vlorës.

Njoftim:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin  Xh. M., 28 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Demokracia”, Vlorë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka aksidentuar një shtetas të mitur 5 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.Materialet u referuan në Prokurorinë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/


Shtuar 15.06.2021 10:54