E ëma mohon para kamerave Babis Anagnostopoulos pas vrasjes së Carolinës: Nuk jam nëna e tij

Nëna e Babis Anagnostopoulos “hodhi poshtë” identitetin e saj para kamerave. Kamera e emisionit “Super Katerina” ka takuar nënën e Babis Anagnostopoulos dhe siç shihet në video, ajo ka mohuar kategorikisht identitetin e saj duke i thënë gazetares se e ka gabim dhe se nuk po flet me personin e duhur.

Gazetarja e emisionit ka adresuar pyetje për djalin e saj , Babis Anagnostopoulos, ku shfaqet dukshëm e mërzitur, duke arritur deri në atë pikë sa të mohojë se është nëna e tij.

Dialogu me gazetaren:

Georgia Anagnostopoulou: Nuk ju kuptoj. Me kë po flet? Si më thirre?

Gazetarja : Zonja Georgia.

Georgia Anagnostopoulou: E keni gabim. Jeni duke folur me personin e gabuar

https://www.youtube.com/watch?v=15eTx4a9_ss

Nga ana tjetër, siç transmetoi emisioni, avokati mbrojtës i Babis Anagnostopoulos, Alexandros Papaioannidis, konfirmoi se ajo ishte nëna e pilotit dhe shpjegoi arsyen pse e mbajti këtë qëndrim ndaj kamerës televizive.

“Nuk ka dyshim se kjo është nëna e Babis Anagnostopoulos . Kjo është një nënë e trazuar që është e shkatërruar nga ajo që i ka ndodhur familjes së saj”, tha Papaioannidis dhe shtoi se “karakteri që kjo grua ka treguar deri tani është shembullor”./albeu.com