Rusia bllokon aksesin në Agjencinë e Lajmeve Google me akuzën e sigurimit të aksesit në informacione “të rreme” në lidhje me ofensivën ruse në Ukrainë, njoftuan agjencitë ruse të mërkurën.
Vendimi është marrë me kërkesë të prokurorisë së shtetit rus, sipas një deklarate nga Roskomnadzor.
“Shërbimi i lajmeve në internet siguroi akses në një numër publikimesh dhe materialesh që përmbajnë informacion të rremë në lidhje me rrjedhën e një operacioni të posaçëm ushtarak në territorin ukrainas,” shtoi deklarata. /albeu.com/