Rruga e Arbërit është rihapur pas 15 orësh që qëndronte e bllokuar, pas shembjes së një masivi dheu.
Dy mjete të firmës kontraktore kanë punuar për rreth 6 orë për të larguar sasinë e dherave të rrëshqitura nga faqja e malit në Bypass-in e Murrizit, vetëm pak metra nga hyrja e tunelit.
Edhe pse dheu u largua në orët e vona të mbrëmjes, firma kontraktore dhe policia nuk lejuan kalimin e mjeteve gjatë natës për arsye sigurie, pasi kishte ende rrëshqitje, duke i detyruar drejtuesit e mjeteve të përshkojnë aksin e vjetër nga Burreli.
Ditën e sotme pas një kalimi të fadromave, kontraktori ka vendosur që të lejojë kalimin e mjeteve./albeu.com/