Një e afërme e Jonada Avdias, 7-vjeçares që e përplasi për vdekje me skaf, efektivi Arjan Tase, ka marrë live kryeministrin Rama në telefon nga protesta. Ky i fundit nuk është përgjigjur, ndërsa e afërmja e 7-vjeçares është shprehur se nëse nuk vendoset drejtësi nga institucionet shqiptare, do ta kërkojnë te ata ndërkombëtaret.
“Kryeministri nuk është kryeministër i popullit. Por ne do të kërkojmë drejtësi në çdo institucion kombëtar e ndërkombëtar. Ne do të marrim një peticion, duke i kërkuar Ramës të shkarkojë Kumbaron dhe Çuçin. Ai nuk ma kthen Jonadën, por po e bëj për Jonadat e tjera. Të kërkohet përgjegjësi për Klodian Rashën, për Jonadën, që vritet e masakrohet nga uniformat e shtetit. Drejtësinë për Jonadën do të vazhdojmë ta kërkojmë”, tha ajo, ndërsa protesta u mbyll./albeu.com