Foto ilustruese
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali pasi një burrë ka zbuluar se gruaja e tij e tradhtonte ai ka masakruar të dashurin e saj.
Ai i kishte vendosur asaj një GPS në makinë për të parë lëvizjet e saj.
Disa ditë më vonë duke ndjekur gjurmët e GPS, 35-vjeçari i identifikuar me inicialet L.B e gjen gruan e tij me të dashurin 40-vjeçar, dhe në inat e sipër e godet këtë të fundit 9 herë me thikë në fytyrë dhe gjoks duke i shkaktuar plagë të rënda.
40 vjeçari u dërguar në gjendje të rëndë në Poliklinikën Casilino. Ndërkohë autori u arrestua me akuzën e tentativës për vrasje. Për momentin ai ruhet në spital, ku ndodhet i shtruar nga plagët e marra gjatë sherrit me dashnorin e gruas.
L.B. kishte kohë që dyshonte se gruaja e tij kishte një lidhje dhe për të zbuluar të vërtetën ai I vendosi fshehurazi një GPS në makinën e saj për. Dhe kështu të shtunën e 6 gushtit ai zbuloi se gruaja ndodhej në shtëpinë e 40-vjeçarit. L. B. mori një thikë dhe shkoi në shtëpinë ku ndodhej gruaja e tij.
Britmat e gruas alarmuan komshinjtë të cilët u përballen me ngjarjen e rëndë dhe fatmirësisht arritën t’i shpëtonin jetën 40-vjeçarit. Autori u arrestua disa orë më vonë me duar me gjak nga krimi i rëndë./albeuc.com