“Dyshoja se burri më tradhtonte”, gruaja: Fliste në telefon nëpër cepat e shtëpisë, kur i kontrollova celularin…

Eriselda ka ardhur në “Shihemi në Gjyq” me një deklaratë shumë të fortë kundrejt bashkëshortit të saj. Në insertin prezantues të rubrikës nga “E diela shqiptare” në Tv Klan ajo shprehet se i ka kontrolluar celularin bashkëshortit sepse dyshonte se e tradhtonte.

Eriselda: Dyshoja që bashkëshorti më tradhtonte. E shikoja që fliste në telefon nëpër cepat e shtëpisë. Vendosa t’i kontrolloj fshehurazi telefonin. Nuk po e besoja. Gjithë ato mesazhe, gjithë ato telefonata vetëm në një numër dhe kur e zbuloj, ishte një burrë.

Pasi hyn në studio, Eriselda zhvillon një bashkëbisedim të shkurtër me Ardit Gjebrean dhe Eni Çobanin duke konfirmuar veprimin e saj dhe shprehur ndjesinë që ka përjetuar.

Ardit Gjebrea: Pra, në mesazhet që ti kontrollove në celularin e bashkëshortit, pe që ai fliste me një mashkull?

Eriselda: Shumë e vërtetë zoti Ardit. Jo jam pataksur, po kam vënë duart në kokë realisht. Shumë telefonata, shumë mesazhe në një numër telefoni.

Eni Çobani: Nuk doli ajo që ti mendoje, një grua por…

Eriselda: Nuk doli një grua, dyshoja për tradhti, por… doli një burrë.

Bashkëshorti i Eriseldës, Visi, iu bashkua rubrikës për të ndarë anën e tij të historisë.

Eriselda: Zonja Eni, unë e kam marrë shumë me vonesë ardhjen që Visi ka ardhur te ju. Mua më ka ngrënë në besë, realisht, situata jonë në shtëpi është bërë e patolerueshme, është bërë totalisht acaruese dhe nuk tolerohet.

Visi: Përse të hëngra në besë? Si të hëngra në besë?

Eriselda: Zotëri unë kam ardhur që ty të ndaj, ti mua më ke futur në konflikt.

Visi: Kjo punë ka qenë para se ne të fejoheshim e martoheshim bashkë , nuk ka lidhje fare, ka qenë shumë më përpara dhe unë ndaj jam drejtuar tek zonja Eni se nuk doja të të shqetësoja dhe nuk doja ta bëja fare publike këtë histori.

Eriselda: Më ke futur në konflikt me familjen. Zotëri unë kam ardhur për t’u ndarë. Ti nuk ke mbajtur premtimet.

Visi: Po për shkak të mashtruesit, të Nikola Zharrit që unë e kam njohur në Angli dhe i kam dhënë 10 mijë Euro.

Eriselda: Ku i ke lekët? Lekët pra ku i ke?

Visi: Ku i kam lekët? Nuk i kam lekët, ça të bëj unë të vras veten tani?

Eriselda: E para pse më hëngre mua në besë, më flisje lart e poshtë me atë?

Visi: Po flisja se ishte çështje borxhi dhe doja ta zgjidhnim.

Eni Çobani: Eriselda, kur je martuar me zotërinë?

Eriselda: 3 vjet që jemi të martuar, tani bëjmë 3 vjet.

Eni Çobani: Dhe kjo ka më shumë se 3 vjet, kjo histori ka 5 vjet.

Pavarësisht sqarimit të Visit se arsyeja pse ai nuk e ka vënë në dijeni Eriseldën për këtë histori ishte vetëm për mos ta shqetësuar, Eriselda thotë se ajo duhet ta dinte. Ajo sqaron sërish në detaje se si e ka zbuluar këtë borxh ndaj bashkëshortit të saj dhe kjo rindez gjakrat mes tyre.

Eriselda: Para dy vjetësh kam parë që burri im fliste lart e poshtë fshehurazi me një person në telefon, me mesazhe.

Eni Çobani: Po, dhe çfarë ishin ato mesazhe? Ishin mesazhet e Nikola Zharrit që kishte lidhje me borxhin.

Eriselda: I thashë ore zotëri çfarë janë këto mesazhe? Çfarë bëhet këtu? “Kam një borxh” tha, “i kam dhënë borxh një personi, një shoku, ia kam dhënë me mirëbesim”.

Eni Çobani: Para se të thoshte borxhin, ti e gjete njëherë në telefon se kush ishte.

Eriselda: Po, ndodhi sherri e të gjitha dhe në fund…

Eni Çobani: Po pra, këtë po pyes edhe unë, si re në dijeni që ishte një burrë dhe jo një grua?

Ardit Gjebrea: E more në telefon ti atë?

Eriselda: Po, e mora me telefonin e zotërisë.

Visi: Paske kontrolluar edhe telefonin!

Eriselda: A ta kontrollova pra? Po jam bashkëshortja unë!

Visi: Po je bashkëshortja, po me ç’të drejtë?

Eriselda: O zotëri, jam gruaja jote./Tv Klan


Shtuar 29.01.2023 18:47