Dyshohet se u mbyt ditën e djeshme në Farkë, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 45 vjeçarit

Dyshohet se u mbyt ditën e djeshme në Farkë, vijojnë kërkimet për trupin e 45-vjeçarit.

Familjarët denoncuan se i afërmi i tyre mund të jetë mbytur në Farkë.

Të lidhura

None found

Polumbarët janë në kërkim të shtetasi B.H., 45 vjeç.

Të pranishëm në kërkimet që po bëhen edhe në këto momente janë edhe familjarët e 45-vjeçarit.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Në Liqenin e Farkës, nga deklarimet e para të marra nga familjarët dyshohet se është mbytur në liqen shtetasi B. H., rreth 45 vjeç.

Është bërë njoftimi i polumbarëve për kërkimin e trupit të 45-vjeçarit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 18.07.2021 09:32