Dyshohet se u helmua nga kërpudhat, 41-vjeçarja nga Devolli në gjendje të rëndë shëndetësore

Një 41-vjeçare nga Devolli dyshohet se është helmuar nga kërpudhat dhe ka përfunduar në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 23:00.

Fillimisht gruaja është çuar në spitalin e Bilishtit për ndihmë mjekësore dhe më pas në spitalin rajonal të Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, e shtruar në reanimacion.

Familjarët kanë deklaruar para uniformave blu të Devollit se gruaja ka ngrënë kërpudha, po ashtu edhe sipas bluzave të bardha, ajo është helmuar prej tyre.

Policia po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave, pasi nuk dihet se ku i ka konsumuar kërpudhat 41-vjeçarja./albeu.com 


Shtuar 6.11.2023 11:04