Dyshohet për shpërdorim detyre, ish-kryebashkiaku i Pogradecit merret sërish i pandehur

Ish-kryetari i Bashkisë së Porgradecit, Eduart Kapri, sërish është marrë i pandehur. Sapo iu mbyll një çështje, Kaprit i është hapur një tjetër kapitull hetimor.

Sipas asaj që Top Channel bën me dije ish-kryebashkiaku i Pogradecit është marrë sërish i pandehur dhe ndaj tij është ngritur akuza e “shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim me dy punonjës të tjerë të Bashkisë së Pogradecit. Referuar po të njëjtave burime thuhet se hetimi ndaj ish-kryebashkiakut ngre dyshime për tejkalimin e zgjatjes së afatit të një lejeje, për të cilën nga afati deri në 2015 është firmosur deri në 2017.

Jo më larg se disa javë më parë, konkretisht më 19 shtator, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, la në fuqi vendimin për të shpallur të pafajshëm Eduart Kaprin, ish-kryetar i Bashkisë së Pogradecit, i cili u hetua në lidhje me një tender.

Në këtë mënyrë Apeli i GJKKO rrwzoi ankimimin e SPAK dhe la në fuqi vendimin për ta shpallur të pafajshëm ish-kryebashkiakun demokrat. Po ashtu të pafajshëm u shpallwn dhe 5 zyrtarët të tjerë, të cilët akuzoheshin për “shkelje e pabarazisë në tendera” dhe “shpërdorim detyre”

Akuzat ndaj ish-kryebashkiaku demokrat lidheshin me shpërdorimin e detyrës dhe shkeljen e barazisë në tendera.


Shtuar 13.10.2024 20:45