Dyert në tokë dhe xhamat e dritareve të thyera, dalin pamjet nga dëmet e tritolit në banesën e efektivit në Shkodër (VIDEO)

Pamjet që shihni më poshtë janë nga dëmet që ka shkaktuar tritoli në banesën e efektivit të policisë së Shkodrës, Pëllumb Vuka.

Siç shihet dëmet janë të konsiderueshme, ku duket muri i shkatërruar, dyert në tokë e xhamat e dritareve të thyera. Gjithashtu edhe mjeti i tij që ndodhej në oborr është dëmtuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon  për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 02:25, në fshatin Hot i Ri, Shkodër, pranë murit të banesës së shtetasit, P. V., 49 vjeç, oficer policie në Komisariatin e Policisë Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale në banesë, si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij tip Benz, i parkuar para banesës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon  për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./albeu.com


Shtuar 2.06.2022 08:10