Një tjetër vatër e re zjarri po rrezikon Gjirin e Gramës, e rindezuar pas mesnatës dhe një tjetër vatër zjarri është rindezur mbi fshatin Dukat.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bëri me dije këtë mëngjes se ka dyshime të forta që zjarri i riaktivizuar në Dukat është i qëllimshëm dhe kërkoi ndihmën e banorëve që të japin informacione nëse kanë për autorët.
“Kemi filluar operacionin m mbështetjen e helikopterit që ka ardhur nga Hollanda.
Kemi pasur një qetësim e shuarje të zjarreve në Karaburun, gjatë mesnatës ka pasur vatër të re në gjirin e Gramës ose një riaktivizim ose një rindezje mbi Dukat.
E kishim fikur atë vatër para disa ditësh, tani po punojmë sepse mëngjesin sotëm është gdhirë e rindezur.
Kemi dyshime të forta për zjarrvënie të qëllimshme. Do e vijiojmë deri në fund betejën tonë, mbetet e hapur ftesa për komunitetin për të na ndihmuar me informacione për këta zjarrvënës që duhet të marrin vendimin që u takon një herë e mirë sipas ligjit”, tha Peleshi. /albeu.com/