Dy të arrestuar për falsifikim dokumentesh, përvetësuan prona në Kashar dhe Yzberisht

Seksioni për krimin ekonomik në Policinë e Tiranës ka arrestuar 2 persona për falsifikim dokumentesh. Falsifikimi është bërë për përvetësim pronash. Të arrestuarit kanë falsifikuar kontratat noteriale dhe i kanë paraqitur në hipotekë.

Të arrestuarit janë Ruhi Vasili dhe Lavdrim Sulaj.

Bëhet fjalë për prona në Kashar dhe Yzberisht, të dyja sipërfaqet e tokës shkojnë në rreth 6000 m2./albeu.com


Shtuar 22.12.2021 12:13