Dy me kokën ulur, Hyseni në këmbë! Nis seanca për tre fëmijët e Pëllumb Metës

Seanca për tre fëmijët që dyshohet se vranë dhe groposën babanë nisi në orën 12:00 në Gjykatën e Durrësit.

Qetësisht, ata pranuan që shteti t’u caktojë avokat. Arta Gecaj u caktua avokate për Hygerta dhe Amarildo Metën. Emil Prençi u caktua për Hysen Metën.

Suela Beluli, prokurorja e çështjes po tregon rrethanat dhe hetimet.

Sakaq, mësohet se asnjë i afërm i familjes Meta nuk do të jetë i pranishëm në gjykatë.

Fillimisht ka qenë vajza e familjes, Hygerta Meta ajo që ka marrë përsipër autorësinë e krimit, por më vonë, rezultoi se ka qenë vëllai i saj i madh Hysen Meta ai që kreu qitjen./albeu.com


Shtuar 26.02.2024 12:27