Dy ditë afat për depozimin e listave të 14 majit, Alibeaj mbledh sot Kolegjin dhe Kryesinë

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj do të mbledhë kryesinë ditën e sotme.

Teksa kanë mbetur edhe 2 ditë nga përfundimi i afatit zyrtar të depozitimit të listave të kandidatëve, për kryebashkiakë apo anëtarë këshillash, Kryesia e PD  pritet të vendosë sot listën përfundimtare për vendoret e 14 majit.

Mësohet se në orën 11:00 është mbledhur Kolegji i Kryetarëve, ndërsa në orën 15:00 Alibeaj pritet të zhvillojë një takim me kandidatët e mundshëm për kryebashkiakë dhe këshilla.

Në orën 18: 00 do të mblidhet Kryesia.

Bashkitë e mëdha janë ende pa kandidat, ndërsa këta janë kandidatët e shpallur deri më tani.

Mallakastër– Agron Kapllanaj

Poliçan – Florian Qamo

Kuçovë – Ilirjan Koxhaj

Kamëz – Bilbil Bajraktari

Lezhë – Sandër Marku

Krujë – Sabah Sheta

Dibër – Naim Gazidede

Librazhd – Bujar Vreto

Kurbin– Genc Doçi

Dimal– Dritan Sula

Patos– Pranvera Rizai

Vau i Dejës– Klomentina

Fier – Eriselda Zotaj Çelaj

Sarandë – Skender Muço

Korçë – Gjergji Gjata

Vorë – Ibrahim Bruka

Mirditë– Mark Ruçi


Shtuar 25.03.2023 11:30