Gruaja e parë e Donald Trump, Ivana Trump para se të vdiste në apartamentin saj luksoz në Manhattan kishte vizituar restorantin e saj të preferuar, shkruan The Sun.
Gjendja e 73 vjeçares dukej e “lodhur” ndërsa ka porositur një sasi të vogël ushqimi pohon pronarja e restorantit italian “Altesi Ristorante”, Paola Alavian.
Restoranti ndodhet vetëm pak metra larg banesës së saj në Upper East Side dhe Ivana ishte kliente e rregullt e këtij restoranti.
“Ajo ishte në humor të mirë dhe pse dukej pak e lodhur kur erdhi në restorant. Si gjithmonë ajo më pyeti nëse isha mirë. Ne folëm pak si pothuajse çdo ditë kur e shihja’ është shprehur pronarja e restorantit e cila nuk mundi të mbante lotët teksa fliste për The Sun.
Edhe pse Alavian nuk e mbante mend çfarë porositi Ivana, gjithçka që mund të thoshte me siguri ishte se vakti përfshinte “një sasi shumë, shumë të vogël ushqimi”.
“Jam pak i tronditur tani,” shtoi ajo me një zë të dridhur.
“Nuk e kam idenë se çfarë ka ndodhur. Ajo ishte thjesht një person i jashtëzakonshëm, ishte një person vërtet shumë i mirë. Ajo ishte një nënë për të gjithë këtu, një grua e mahnitshme” , theksoi ajo./albeu.com