Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur projektin e Portit të Durrësit, si mega aferën më të madhe sot në Evropë.
Gjatë fjalës në Kuvend, Berisha theksoi se “flamuri dhe atdheu i Ramës është ai i Serbisë”, duke theksuar se ai po shkatërron vendin për të mbushur xhepat e tij.
“Në 9 vite vetëm janë pasuruar, dua të qartësoj shqiptarët që ka ikur njeriu që ka për flamurin flamurin e Vuçiç dhe porti i Durrësit është afera e Rama-Vuçiç. Dubai i Ramës në Durrës është mega afera më e madhe sot në Evropë, e një njeriu që i shkatërron vendin e tij për të mbushur xhepat. Kjo është e vërteta. Flamuri i tij është ai i Serbisë, atdheu i tij”, tha Berisha.
Një përgjigje nuk ka munguar nga ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku, e cila tha se opozita vuan nga zhvillimi i Shqipërisë.
Duhet të jetë shumë e dhimbshme, e kuptoj që është çështje e natyrës njerëzore që të kaloni në bybass-in e Fierit dhe Vlorës. Ju nuk arritët t’i realizoni kurrë këto. Ju e vuani faktin që në Shqipëri po ndodhin vepra të mëdha, që ju vetëm flisnit për to. Ai është nga investimet më të mëdha jo në Shqipëri, por në rajon dhe ndoshta në Europë.”./albeu.com