Droguan dhe abuzuan s*ksualisht me adoleshenten për tre ditë me radhë, 2 shqiptarët dalin para gjykatës

Dy shqiptarët të cilët abuzuan seksualisht me të renë shqiptare në Greqi janë përballur sot me drejtësinë.

Të arrestuarit janë 20 dhe 21 vjeç, ndërsa akuza me të cilën po përballen është pengmarrje dhe përdhunim.

Vajza shqiptare deklaroi se ishte njohur në Facebook me njërin nga djemtë dhe më pas e kishin lënë për t’u takuar, ndërsa natën e kaluan bashkë, por në shtëpi, rrëfeu më tej 19-vjeçarja, “hyri edhe një tjetër shqiptar”.

“Më droguan. U mpiva dhe trullosa. Më përdhunuan të dy për tre net dhe më pas më lanë të lirë” tregoi vajza para autoriteteve greke.

Mësohet se të rinjtë abuzuan me vajzën për tre ditë resht në një shtëpi në Athinë, nga data 23-26 Qershor dhe më pas e lanë të lirë në portin e Pireut duke u larguar me pushime të qetë në Mykonos.


Shtuar 27.06.2021 17:46