Drogoi të bijën dhe e ngacmoi s*ksualisht, lihet në burg Rudolf Merolli

Gjykata e Korçës ka dënuar me 3.4 vite burg Rudolf Merolli, i denoncuar nga e bija për ngacmim seksual. Organi i akuzës kishte kërkuar 6 vite burg për të, por trupa gjykuese vendosi dënimin me 5 vjet burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, në finale ai do të vuajë dënimin 3 vite e 4 muaj burg.

Kujtojmë se ishte vetë vajza e cila bëri denoncimin në polici çka solli edhe arrestimin Rudolf Merollit. Ajo kishte arritur që të regjistronte bisedat e babait dhe pranoi se ai e kishte droguar në fillim. Adoleshentja theksoi se shoqja e saj e ngushtë e ndihmoi për te shpëtuar nga i ati. Ajo pranoi dhunën ndaj saj dhe të ëmës por shprehet se nuk e kishte denoncuar për shkak te turpit.

Vajza rrëfeu se i ati nuk e kishte prekur fizikisht por gjatë gjithë natës ishte përpjekur ta bindte për te kryer marrëdhënie seksuale.


Shtuar 15.06.2021 16:33