Drejtuesi humb kontrollin, makina me 4 persona përfundon në Shkumbin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan – Librazhd në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”.

Një me 4 persona ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në Lumin Shkumbin.

Në vendngjarja kanë mbërritur forcat policisë dhe shërbimet zjarrfikëse ku është bërë e mundur nxjerrja e vetëm një personi dhe po punohet për nxjerrjen e të tjerëve.

Elbasan /informacion paraprak

Rreth orës 09:10, në aksin  rrugor Elbasan-Librazhd, vendi “Kthesa e Murrashit” , ka dalë një mjet nga rruga dhe për pasojë ka rënë në Lumin Shkumbin. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë Elbasan dhe shërbimet e zjarrfikseve dhe po punohet për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit dhe të pasagjerëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /albeu.com