Drejtori i fushatës së PD: Do të ketë surpriza të pakëndshme për kundërshtarët vazhdimi i numërimit

Drejtori i fushatës së Partisë Demokratike, në një deklaratë nga selia blu për mediet, u shpreh se, vijueshmëria e procesit të numërimit të votave do të ketë surpriza për kundërshtarët.

Duke theksuar rikuperimin e dy mandateve, Rushaj u shpreh optimist se shqiptarët kanë votuar për PD-në.

“Siç ju kemi thënë që në fillim, numërimi i çdo vote do të konfirmoj vullnetin e shqiptarëve për ndryshim. Sot pamë se si dy vende deputetësh u rikuperuan. Vazhdimi i numërimit do të ketë të tjera surpriza, të pakëndshme për kundërshtarët tanë. Ndaj i bëj thirrje çdo numëruesi të çdo partie, mos tjetërsoni vullnetin e shqiptarëve. Ata kanë dashur ndryshimin dhe ne do t’ua sjellim atë”, tha Rushaj./albeu.com


Shtuar 26.04.2021 21:29