Drejtori i CIA-s, Ëilliam Burns ka takuar fshehurazi në Kabul liderin e talebanëve, Abdul Ghani Baradar.
Këtë informacion e bëri të ditur The Ëashington Post, i cili tha se ata do të negociojnë shtyrjen e afatit të evakuimeve në Afganistan, pasi 31 Gushti duket një afat mjaft i afërt.
SHBA, Gjermania dhe Franca kërkojnë shtyrje të afatit, por talebanët një ditë më parë e kanë bërë të qartë se nuk do të ketë asnjë evakuim pas 31 gushtit dhe nëse shkelet marrëveshja atëhere do të ketë pasoja dhe pas kësaj date vetëm afganët e pajisur me dokumentacionin përkatës mund të lëvizin nga vendi./albeu.com