Talebanët festojnë 1-vjetorin e rikthimit në pushtet: Përmbushëm detyrimin e xhihadit

Ditën e sotme është shënuar 1-vjetori i largimit të amerikanëve nga Afganistani.

Talebanët do e festojnë kthimin e tyre në pushtet me një festë kombëtare të hënën, pas një viti të trazuar që pa të drejtat e grave të shtypeshin dhe një krizë humanitare që përkeqësohej.

Pikërisht një vit më parë, islamistët e linjës së ashpër pushtuan Kabulin pasi ofensiva e tyre rrufe mbarëkombëtare kundër forcave qeveritare i dha fund 20 viteve të ndërhyrjes ushtarake të udhëhequr nga SHBA.

“Ne përmbushëm detyrimin e xhihadit dhe çliruam vendin tonë,” tha Niamatullah Hekmat, një luftëtar që hyri në Kabul më 15 gusht të vitit të kaluar vetëm disa orë pasi presidenti i atëhershëm Ashraf Ghani u largua nga vendi.

Një tërheqje kaotike e forcave të huaja vazhdoi deri më 31 gusht, me dhjetëra mijëra njerëz që nxituan drejt aeroportit të Kabulit duke shpresuar që të evakuoheshin në çdo fluturim jashtë Afganistanit.

Imazhet e turmave që sulmojnë aeroportin, ngjiten në majë të avionëve – dhe disa të kapur pas një avioni ngarkesash ushtarake amerikane që po nisej teksa ai rrotullohej në pistë – u transmetuan në buletinet e lajmeve anembanë botës.

Autoritetet nuk kanë njoftuar deri më tani ndonjë festim zyrtar për të shënuar përvjetorin, por televizioni shtetëror tha se do të transmetonte programe speciale.

Luftëtarët talebanë, megjithatë, shprehën lumturinë që lëvizja e tyre tani ishte në pushtet – edhe pse agjencitë e ndihmës thonë se gjysma e 38 milionë banorëve të vendit përballen me varfëri ekstreme.

“Koha kur ne hymë në Kabul dhe kur amerikanët u larguan, ato ishin momente gëzimi”, tha Hekmat, tani një pjesëtar i forcave speciale që ruanin pallatin presidencial.