Nga Ministria e Brendshme, protestuesit janë nisur drejt Kryeministrisë.
Ata kanë dalë dhe sot duke kërkuar shkarkimin e ministrit Bledi Çuçi, ministres së Turizmit Mirela Kumbaro dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, pas tragjedisë në Himarë ku u vra me skaf 7-vjeçarja Jonada Avdia, nga polici Arjan Tase.
Thirrja e protestës është “Drejtësi për Jonadën”.
“Drejtësi maksimale që Jonada të pushojë e qetë” “Heshtja është bashkëpunim me vrasjen”, thuhet në disa nga pankartat që mbajnë qytetarët./albeu.com