Drejt shkarkimit, miratohet Komisioni për “fundin” e Metës

Parlamenti ka miratuar sot Komisionin Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta me 98 vota pro dhe 5 kundër.

Kështu, i hapet rruga për herë të dytë shkarkimit të Metës dhe Komisioni Hetimor që do të shqyrtojë kërkesën e 49 deputetëve.

Bëhet me dije se ngritja e Komisionit Hetimor është votuar me 97 vota pro, 6 vota kundër dhe 1 votë abstenim .

Afati i punës së Komisionit Hetimor pritet që të jetë një muaj, përgjatë të cilit do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit. Ndërkohë theksohet se vendimi i shkarkimit të Presidentit duhet të mbështetet nga të paktën 2/3 e anëtarëve të Parlamentit.

Kjo është një nismë e nxitur nga Partia Socialiste teksa pretendohet se Presidenti i Republikës ka shkelur ligjet para dhe gjatë procesit zgjedhor.

Ditën e djeshme Komisioni miratoi me 14 vota pro dhe 1 kundër, vetëm të deputetit Adriatik Alimadhit, raportin që do i dërgohet sot seancës plenare, ku argumentohet se kërkesa për shkarkimin e Metës është legjitime e bazuar në prova dhe i rekomandon seancës plenare ngritjen e Komisionit Hetimor. Në këtë seancë të ‘Ligjeve’ do duhej të zhvillohej seanca dëgjimore me kreun e shtetit, por ky i fundit ka refuzuar sërish duke thënë se ka një agjendë të zënë që nuk mund ta shkelë, dhe se është i gatshëm vetëm në datën 10 maj.

 

 

 


Shtuar 7.05.2021 13:40