Dr. Fauci: Tani për tani, nuk kemi nevojë për dozë të tretë të vaksinës

Në kulmin e ankthit për shpejtësinë e përhapjes së mutacionit Indian, po diskutohet marrja e një doze të tretë të vaksinës anti-Covid.

Por, pavarësisht se kompania Pfizer njoftoi zhvillimin e një doze të tretë, specialisti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, thotë se aktualisht nuk është e nevojshme një injektim shtesë.

“Tani për tani, me informacionet që na nevojiten, nuk është e nevojshme t’i japim botës një dozë të tretë, tha Fauci për CNN, informon albeu.com.

Fauci sqaroi, në të njëjtën kohë, se ai po shqyrton me kujdes se kur do të duhet jepet një dozë e tretë.

Shkalla e përhapjes së mutacionit indian ngre shqetësime, me variantin që mbizotëron në më shumë se 90% në Britani dhe më shumë se 50% në SHBA.

Sipas Pfizer dhe BioNTech, doza e tretë do të ngrejë një “mur mbrojtës” kundër të gjitha mutacioneve, përfshirë atë indian./albeu.com


Shtuar 11.07.2021 18:46