Dosja e SPAK: Jo vetëm me uniformat, këto janë dy tenderat e tjerë korruptivë në Ministrinë e Brendshme

Të shtunën, me urdhër të SPAK, janë arrestuar disa zyrtarë në Ministrinë e Brendshme, të cilët akuzohen për korrupsion. Ata kanë abuzuar me tenderin 2.8 milion euro të uniformave të Policisë së Shtetit.

Por, në dosjen e SPAK janë zbuluar dhe dy tendera të tjerë  të dyshuar korruptivë. Bëhet fjalë për enderin e mishit dhe produkteve të tij, si dhe tenderin e lavanterisë.

Në dosje thuhet se tenderi i mishit dhe produkteve të tij iu dha një kompanie  e cila nuk kishte lidhje me fushën si edhe nuk kishte hapur dyert asnjë ditë.

Pjesë nga dosja e SPAK:

Në dosje thuhet se më datë 7/06/2020 shtetasi Argent Daci administrator i shoqërisë ‘Daci-AL’, ka bërë kallëzim penal te shëbimet e policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Policisë Tiranë, ku rezulton se shoqëria e tij e regjistruar në QKB si person Fizik ‘Agent Daci me NIPT L019******, ushtron aktivitetin tregtar në fushën e therjes, prodhimit, përpunimit dhe tregtimit të mishit të freskët.

Nga ana e Agjencisë se Blerjeve të Përqëndruara është ndjekur procedura e prokurimit për dy raste:

1- Blerje mishi dhe nënprodukte të tij qarku Tiranë me fond limit, 30 846 736 lekë (pa TVSH)

2- Blerje mishi dhe nënprodukte të tij qarku Tiranë me fond limit, 5 030 037 lekë  (pa TVSH)

Këto prokurime i ka fituar Shoqeria “4S” me nr NIPT L 64*******, e cila nuk ushtron aktivitetin e saj në adresën ku është licensuar tregtimin e mishit, fakt i konfirmuar edhe nga drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Korcë, në drejtim të kallëzuesit, me shkresën e saj Në. 731/1 datë 06.05.2020 e cila ka cituar se subjekti “ 4S” është futur në planin vjetor për inspektim nga drejtoria rajonale e AKU Korcë për licencën me nr. LN-3823-**-****, por që nga momenti i dhënies së kësaj license cdo inspektim i programuar sipas riskut, nuk është realizuar pasi nuk është konstatuar asnjëherë hapur, fakt i konfirmuar edhe me telefon nga administrator i kësaj shoqërie në drejtim të AKU-së Korcë, i cili ka deklaruar se nuk ka filluar akoma ushtrimin e aktivitetit.

Pra ka rezultuar se subjekti fitues i këtij prokurimi, shoqëria “4S” sh.p.k, nuk zhvillon aktivitet në adresën Korcë ku ka ende aktive licensën e dorëzuar si plotësim të njërit prej kritereve të këtij prokurimi. Po ashtu, thuhet në dosje, nga vetëdeklarimi që shoqëria “4S” shpk ka bërë për kontrollin e fundit të AKU-së, është fiktiv, pasi Drejtoria e AKU-së Korcë e ka shprehur se nuk e ka inspektuar asnjëherë subjektin që nga dhënia e licensës.

SPAK mbi bazën e kallëzimit të bërë nga Shoqëria BOE “Sanitary Cleaning” Sh.p.k Servizi Italia S.p.A me datë 07/07/2020 ka regjistruar procedimin penal nr.185 për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

Nga aktet rezulton se Shoqëria BOE “Sanitary Cleaning” Sh.p.k Servizi Italia S.p.A ka marrë pjesë në p;rocedurën e prokurimit të zhvilluar nga Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara (ABP) më datë 3.09.2019, me objekt: Për Shërbimin e Lavanderisë dhe hotelerisë për pacientët e hospitalizuar në pavionet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” me fond limit, 1 117 059 lekë pa TVSH, për 4 vjet.

Pas skualifikimi të kësaj shoqërie në këtë tender më datë 19/09/2019 njoftim të cilin e ka marrë në sistemin e prokurorimeve elektorinike, për vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, e cila është skualifikuar për disa shkaqe të paraqitura dhe të njoftuara në drejtim të kësaj shoqërie të skualifikuar.

Pas ankimimit të bërë në KSHA pranë Agjensisë së Blerjeve të Përqëndruara, ky Komision e ka rrëzuar ankimimin e shoqërisë duke i kthyer përgjigje për këtë vendim me shkresën Nr. 1648/2 me datë 02/10/2019. Më pas, nga kjo shoqëri në datë 11/10/2019 është bërë ankimim te Komisioni Prokurimit Publik, i cili me vendimin e datës 10/01/2020, ka pranuar ankimin duke vendosur që duhet të skualifikohet për këtë tender Shoqëria BOE “Sanitary Cleaning” Sh.p.k Servizi Italia S.p.A.

Po ashtu rezulton se KSHA ka marrë në shqyrtim edhe ankesën e shoqërisë tjetër pjesëmarrëse në këtë tender “AGS”, ankim i paraqitur me datë 23/09/2019 për të cilin e ka pranuar ankimin me datë 30/09/2019, duke e kualifikuar atë.

Në zbatim të vendimit të KSHAsë, të datës 30/09/2019, për kualifikimin e “AGS” dhe të vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik, të datës 10/01/2020 me datë 14/01/2020 nga ane e ABP-së është bërë rivlerësimi në sistemin e Prokurimit Elektronik duke renditur si fitues shoqërinë BOE “Sanitary Cleaning” Sh.p.k Servizi Italia S.p.A dhe “AGS”.

Pas këtij momenti, pas komunikimeve që ka patur Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara me Shoqërinë BOE “Sanitary Cleaning” Sh.p.k Servizi Italia S.p.A, njoftim i është dërguar edhe në adresën e email-it të kësaj shoqërie, është njoftuar kjo shoqëri se nga ana e ABP-së, poverifikohet ankimi i bërë nga shoqëria e renditur e dyta në këtë tender “AGS shpk”, e cila rezulton se kishte bërë një ankesë me pretendimin se një nga administratorës se shoqërisë “Sanitary Cleaning” Sh.p.k Servizi Italia S.p.A, është i dënuar nga gjykata italiane dhe se nga ana e ABP-së ishte pezulluar procedura e këtij tenderi deri në një konfirmim të kësaj ankese. Ky prentendim po verifikohet nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë shqiptarë.

Me shkresë nr. 478, datë 09/030/2020, Shoqëria BOE “Sanitary Cleaning” Sh.p.k Servizi Italia S.p.A ka paraqitur pranë ABP-së, dëshminë e penalitetit të lëshuar nga ana e Autoriteteve Italiane për shtetasit Italianë Luigi Innocenti dhe Fatos Deliu (Administratorët që kanë lidhje rezidenciale në shtetin italian), dokumentacion i paraqitur në formën e kërkuar nga ligji, të apostiluara dhe me përkthim të noterizuar në gjuhën shqipër, të njehsuara me origjinalin.

Në vijim të veprimeve administrative, në lidhe me procedurën e këtij prokurimi, me datë, 30/06/2020 Shoqëria BOE “Sanitary Cleaning” Sh.p.k Servizi Italia S.p.A është njoftuar nëpërmjet Sistemit të Prokurimeve Elektronike SPE për rivlerësim tjetër të ofertave, duke e skualifikuar këtë shoqëri, në

zbatim të vendimit të Komisinit të Shqyrtimit të Ankesave në. 79/2, datë 26/06/2020 duke kualifikuar si fitues të këtij tenderi Shoqërinë AGS shpk, kësaj here me arsyetimin se: anëtari i bashkimit të operatorëve ekonomik ka dorëzuar dokumentacionin ekstrakt i regjistrit tregtar, ku rezulton se shtetasi Enea Righi, ka të drejtën e përfaqësimit ligjor të shoqërisë me përjashtim të pjesëmarrjes së shoqërisë Servizi Italia SPKA në Bashkime të përkohshme të Shoqërisë. nga verifikimi i Marrëveshjes së Bashkimit të dy dokumentet janë nënshkruar nga z. Enea Righi për anëtarin e bashkimit të operatorëve ekonomikë Shoqërinë Servizi Italia SPA. Për sa më sipër rezulton se Righi ka nënshkruar marrëveshjen e bashkimit të përkohshëm të shoqërive dhe prokurën e posacme në emër të shoqërisë Servizi Italia SPA, përtej tagrave të përfaqësimit për t’i kryer këto veprime juridike, referuar kompetencave të dhëna nga Shoqëria Servizi Italia SPA, nuk ka qene i legjitimuar të përfaqësojë dhe të nënshkruajë në emër të shoqërisë Servizi Italia SPA.

Ndërkohë që kallëzuesi ka paraqitur përcaktimin e Ekstraktit të Shoqërisë Servizi Italia në këtë version original: Përfaqësuesi ligjor i shoqërisë kundrejt të tretëve dhe në gjykim si edhe e drejta e firmës për shoqërinë në kuadrin e të drejtave të dhëna në kufijtë e kompetencave të parashikuara nga statuti i shoqërisë. Kompetenca për të ushtruar të gjitha të drejtat që i takojnë këshillit drejtues sipas ligjit, dhe në bazë të statutit për kryerjen e të gjitha akteve të administrimit të zakonshëm dhe të jashtëzakonshëm me përjashtim, përvecse kur është e delegueshme në bazë të nenit 2381 të Kodit Civil të veprimeve të blerjes dhe shitjes apo sidoqoftë të akteve të disponimit, ndër të cilat, sa për shembull edhe pse jo shterues krijimin e uzufruktit të pengut dhe vendosjen e hipotekës të pasurive të paluajtshme.

Duke qenë se po hetoheshin shkeljet e të njëjtëve persona përgjegjës të Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara, me datë, 07/07/2020 bazuar në nenin 79 të Kodit të Procedurës Penale është vendosur bashkimi i procedimit penal nr 174 të vitit 2020, për veprën penale Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë” parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

SPAK mbi bazën e kallëzimit penal të bërë nga disa deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, më datë 03/09/2020 ka regjistruar procedimin penal nr. 217, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar në nenin 258 të Kodit Penal.

 

 

 


Shtuar 12.07.2021 10:46