Ben Wallace ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si sekretar i mbrojtjes në Britani.
Në një letër dërguar kryeministrit Rishi Sunak, Wallace vlerësoi forcat e armatosura dhe shërbimet e inteligjencës me të cilat ka punuar që nga viti 2016.
Ndër të tjera ai vlerësoi gjithashtu reagimin e qeverisë ndaj luftës në Ukrainë dhe falënderoi Rishi Sunak për investimin e tij në forcat e armatosura si kancelar dhe më pas kryeministër.
“Ministria e Mbrojtjes është kthyer në rrugën për të qenë edhe një herë e klasit botëror me njerëz të klasit botëror. Mbretëria e Bashkuar është e respektuar në mbarë botën për Forcat tona të Armatosura dhe ky respekt është rritur vetëm që nga lufta në Ukrainë.
Largpamësia dhe qartësia juaj strategjike kanë qenë të paçmueshme për vendin tonë dhe sigurinë e kontinentit tonë. Ju e patë, përpara se të tjerët të bënin, cilat ishin synimet e vërteta të Vladimir Putinit në Ukrainë.
Vendosmëria juaj për të furnizuar me armë Kievi npërpara se të sulmonin rusët pati një efekt të madh në aftësinë e ukrainasve për të penguar pushtimin. Ju keni luajtur një rol absolutisht jetik në mbledhjen e mbështetjes për Ukrainën brenda dhe jashtë vendit”, tha ai.
Ai falënderoi kryeministrin për “mbështetjen” dhe “miqësinë” dhe shtoi: “Ju dhe Qeveria do të keni mbështetjen time të vazhdueshme”.
Grant Shapps, i cili është sekretar i sigurisë së energjisë, besohet se do të zëvëndësojë Ëallace.