Presidenti i përkohshëm i Sri Lankës , Ranil Wickremesinghe , shpalli sot gjendjen e jashtëzakonshme në vend, i cili është tronditur nga kriza ekonomike dhe protestat .
Protestat masive javën e kaluar detyruan ish-presidentin Gotabaya Rajapaksa të jepte dorëheqjen dhe të ikte jashtë vendit.
Wickremesinghe, i cili është kryeministri i vendit, u emërua nga Rajapaksa si president i përkohshëm derisa Parlamenti të zgjedhë liderin e ri të vendit.
Megjithëse ikja e Rajapaksa nga vendi u prit me entuziazëm, vendosja e Wickremesinghe, shkaktoi zemërim dhe shqetësim, pasi udhëheqësi i ri shihet si një mbështetës prej kohësh i familjes Rajapaksa, duke i mbrojtur ata nga ndjekjet penale të korrupsionit.