Nata e ndërrimit të viteve është festa më e dashur për shqiptarët, për të cilën përgatitjet nisin disa ditë përpara, në mënyrë që mbrëmja e datës 31 të na gjejë të plotësuar.
Janë të shumta detajet që bëjnë diferencën e kësaj feste me të tjerat, duke nisur që nga fishekzjarrest, ëmbëlsirat, gatimet tradicionale, programi televiziv, pema e ndriçuar e shumë të tjera.
Të lidhura
None found
Madje shqiptarët zbatojnë edhe disa tradita specifike të kësaj feste që nuk zbatohen në vendet përreth.
Një prej zakoneve më karakteristike është se kush duhet të hyjë i pari në shtëpi në ditën e parë të vitit, në mënyrë që gjithçka të shkojë mbarë.
Sipas gojëdhënave, thuhet që kur të hyn për herë të parë një djalë i vogël në shtëpi, gjithë viti do të shkojë mbarë.
Pra nëse u bësoni vërtet këtyre gojëdhënave, kijeni parasysh që fillimisht në shtëpinë tuaj pranoni të futet ndonjë djalë i vogël, e më pas të tjerët./albeu.com/
