Myku është një produkt natyral i një mjedisi të lagësht, por kjo nuk do të thotë që ju doni të mbani atë në shtëpinë tuaj. Në vend që të përdorni kimikate të ashpra, si zbardhues për ta larguar, ka mënyra natyrale për ta vrarë duke mos dëmtuar familjen tuaj, kafshët shtëpiake ose mjedisin.
Uthull: Ju mund ta holloni me ujë për të hequr aromën e fortë. Ajo funksionon më së miri si një vrasës myku. Mbushni një shishe me lëngun dhe spërkateni zonën me lagështirë. Lëreni për disa orë, pastaj pastrojeni mykun me një furçë. Nëse era e uthullës ju shqetëson, shtoni disa pika vaj esencial, por dijeni se aroma e fuqishme do të zhduket avash avash dhe nuk ngel brenda në shtëpi. Studimet kanë treguar që uthulla e bardhë vret 82% të sporeve të mykut, viruseve dhe baktereve. Uthulla gjithashtu mund të parandalojë mykun nëse e spërkatni në sipërfaqe dhe e lini të thahet.
Ekstrakt i farës së agrumeve dhe uji: Ekstrakti i farës së agrumeve (siç është grejpfrut) nuk ka erë. Hidhni rreth 20 pika ekstrakt me 2 gota ujë, përziheni në një shishe, spërkateni mbi myk dhe mos e shpëlani.
Peroksidi i hidrogjenit: Spërkateni lëngun në sipërfaqen e mykut dhe lëreni për rreth 10 minuta. Pastaj fshiheni me një leckë të lagur për të hequr sporet e mykut të mbetur. Ju gjithashtu mund të përdorni peroksid hidrogjeni dhe uthull së bashku, dhe më pas ruajeni shishen në një zonë të errët (pasi drita prish fuqinë e peroksidit të hidrogjenit).
Sode buke: Përdoret me uthull dhe ujë ose vetëm me ujë, soda e bukës është e efektshme në largimin e mykut në mënyrë natyrale. Përzieni sodën me ujë ose me uthull dhe spërkateni në sipërfaqe. Lëreni të thahet, pastaj pastrojeni dhe fshijeni me një leckë të lagur. Soda e bukës është një dezinfektues natyral dhe shumë i butë, kështu që kjo zgjidhje do të pastrojë mykun pa lënë pas një aromë.