“Doni të më çoni si qengji te ujku”, GJKKO rrëzon kërkesën e Luftar Reçit për të dëshmuar me “Skype”, urdhëron shoqërimin e detyrueshëm të tij

Gjykata e Posaçme urdhëron shoqërim të detyrueshëm për Luftar Reçin, në gjykatë, për të dëshmuar.

Mësohet se SPAK është kërkuar që dëshmia e të dënuaritt Reçi të jepet me “Skype”, po ashtu edhe nga e këtij të fundit është bërë e njëjta kërkesë.

“Të më sjellësh mua ne gjykate është sikur t’u sjellësh qengjin ujqërve”, ka thënë Reçi, duke refuzuar kështu dhe duke bërë që seanca sërish të dështojë.

Seanca tjetër u la në datën 20 mars, ora 09:00.

Luftar Reçi është i penduari i drejtësisë që me dëshminë e tij dhënë në prokurorinë e posaçme SPAK, i ka hapur mjaft probleme emrave të njohur të botës së krimit në Shqipëri, që veprojnë në Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

Reçi, një i dënuar me 25 vite burgim nga gjykata e Burrelit, për vrasjen e Maksim alias Aleks Lalës, ka treguar në tre rëfime atë të datës 21 tetor, 31 tetor dhe 26 nëntor 2020, të gjithë veprimtarinë kriminale që ka pasur me Lulzim Berishën dhe anëtarët e tjerë të bandës së tij si dhe të vrasjes së biznesmenit Vajdin Lamaj.

Për t’i shpëtuar dënimit me 25 vite burgim Luftar Reçi, pretendoi se ditën e krimit dhe në momentin e krimit ka qënë tek e dashura e tij bullgare në Tiranë dhe jo në fshatin Shkopet, ku ndodhi vrasja e më pas djegia e trupit të Aleks Lalës./albeu.com


Shtuar 6.03.2023 10:34